LAJMI I FUNDIT:

Juve fiton ndaj Napolit dhe vulos titullin edhe pse ka ende shumë xhiro deri në fund

Juve fiton ndaj Napolit dhe vulos titullin edhe pse ka ende shumë xhiro deri në fund
Festa te goli i Miralem Pjanic ndaj Napolit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Juventusi fitoi ndaj Napolit në San Paolo me rezultat 2-1 në derbin e xhiros së 26-të në Serie A.

Vendasit ishin më të mirë, por Zonja e Vjetër me përvojën e tyre në ato pak raste që kishte u tregua konkrete.


Rastin e parë në ndeshje e kishte Napoli me anë të Piotr Zielinskit (11′), por ishin vendasit që në minutën e 25-të mbetën me një lojtar më pak. Ishte portieri Alex Meret që u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes në Cristiano Ronaldon.

Momenti i magjisë nga Miralem Pjanic (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Këtë gjë Juve e shfrytëzoi mirë, ishte Miralem Pjanic që shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë në minutën e 28-të.

Në vazhdim napolitanët tentuan golin me anë të Zielinskit dhe Lorenzo Insignes, por ishte Emre Can ai që gjeti golin për kampionët aktual të Serie A dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me një përjashtim, ishte Pjanic që u detyrua të lë fushën pas kartonit të dytë të verdhë, boshnjaku preku topin me dorë dhe gjyqtari e cilësoi si të qëllimshme.

Jose Callejon duke festuar golin ndaj Juves në San Paolo (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Napolin e shënoi Jose Callejon në minutën e 61-të. Në vazhdim vendasit kishin shumë raste shënimi, por Wojciech Szczesny bëri disa pritja të mira.

Në minutën 84 ishte Insigne ai që dështoi nga pika e bardhë, duke lëshuar kështu një mundësi të artë për të barazuar rezultatin.

Emre Can duke festuar golin me bashkëlojtarët (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në krye të Serie A me 72 pikë, 16 më shumë se Napoli në vendin e dytë, tregues që tashmë titulli është në dorën e tyre.

Në xhiron e radhës klubi nga Torino luan ndaj Udineses, ndërsa Napoli kundër Sassuolos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori