Lëvizja për Bashkim ka vlerësuar se vëmendja të cilën po e merr dialogu me Serbinë, ka lënë nën hije proceset e tjera të rëndëssihme në vend.
Në një komunikatë për media, kjo parti thotë se kjo po u konvenon atyre që janë mësuar me krim dhe korrupsion, transmetonT elegrafi.
“Përplasjet publike rreth marrëveshjes me Serbinë kanë lënë në margjina çështje shumë të rëndësishme e vitale për shtetin e për jetën e qytetarëve: në veri të vendit katër kryetarët serbë kanë dhënë dorëheqje dhe shteti me mekanizmat e vet nuk po ka guxim t’i organizojë zgjedhjet e reja, duke krijuar kështu terren për vakum joinstitucional e kaos të vërtetë atje, raportet e shtetit me “Bechtel&Enka”, janë jotransparente dhe zakonisht në dëm të Kosovës, kontrata me “Contour Global” për “Kosovën e Re” konsiderohet si shumë e dëmshme e me pasoja afatgjata për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.
Kjo parti ka përmendur edhe keqmenaxhimin e ndërmarrjeve publike, dhe shpenzimin e rezervës shtetërore.
Sipas tyre, për këto tema ka shumë më pak reagim, duke shtuar se gjithë vëmendjen e ka marrë marrëveshja finale me Serbinë.
“Keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike dhe pronës publike si dhe i buxhetit dhe i rezervave të shtetit kalojnë pothuajse në heshtje e të mos flasim sesi po shfrytëzohet kjo situatë për punësimet partiake e familjare, me të cilët janë mbushur institucionet e ndërmarrjet publike. Çështje të tilla të cilat prekin interesin e qytetarëve dhe e dëmtojnë jetën e tyre të përditshme ka shumë, ndërsa reagimi i publikut dhe debati publik është shumë i vogël, e kjo për shkak se krejt vëmendjen e publikut po e zë problematika me Serbinë”, thuhet tutje në komunikatë.
“Prandaj, të gjitha institucionet shtetërore, të gjitha partitë politike e madje edhe intelektualët e shoqëria civile duhet t’i shtojnë përpjekjet në drejtim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, si parakusht i kthimit të vëmendjes tek cilësia e qeverisjes, ekonomia, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit e tek jeta më e mirë të qytetarëve”, përfundon komunikata e LB-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251