LAJMI I FUNDIT:

Barça në finale të Kupës së Mbretit pas fitores bindëse ndaj Realit në Santiago Bernabeu

Barça në finale të Kupës së Mbretit pas fitores bindëse ndaj Realit në Santiago Bernabeu
Luis Suarez (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Barcelona fitoi me rezultat 0-3 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit dhe kështu kualifikohet në finale me rezultat 1-4 (ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-1).

Mysafirët ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë dhe në fund morën një fitore të merituar.


Ishte Reali që kishte shanset më të mira në ndeshje, fillimisht me Vinicius Junior (19′, 22′), pastaj edhe me Karim Benzeman (37).

Festa e Luis Suarezit te goli i parë në ndeshje (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte një tjetër pasqyrë, fillimisht shënoi Luis Suarez në minutën e 50-të. Pas këtij rasti Los Blancos kishin disa shanse, por në momentet më të mira pas një kundërsulmi erdhi autogoli nga Raphael Varane.

Golin e fundit në takim e shënoi Suarez nga pika e bardhë në minutën e 73-të dhe më këtë rast morën fund shpresat e vendasve.

Momenti kur Suarez shënoi nga pika e bardhë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona në finale të Kupës së Mbretit do të luajë me fituesin e Real Betis-Valencia, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 2-2.

Finalja luhet 25 maj në stadiumin Benito Villamarin të Sevillas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori