LAJMI I FUNDIT:

Trump niset me Air Force One për në samitin në Vietnam, derisa Kim Jong Un me trenin që lëvizë me shpejtësi 37 milje në orë (Foto/Video)

Trump niset me Air Force One për në samitin në Vietnam, derisa Kim Jong Un me trenin që lëvizë me shpejtësi 37 milje në orë (Foto/Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fluturuar të hënën për në Vietnam për atë që ai parashikoi të jetë një ‘samit shumë produktiv’ me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili ka vendosur që drejt vendtakimit të shkojë me tren.

“Duke shkuar për në Vietnam për takimin tim me Kim Jong Un. Pres një takim shumë produktiv”, ka shkruar Trump në Twitter, nga aeroplani presidencial, Air Force One, përcjell Telegrafi.


Udhëtimi i Trump erdhi pasi një tren i blinduar që mbante Kim dhe delegacionin e tij po ecte binarëve drejt Hanoit, ku të dy udhëheqësit do të kenë takimin e dytë të tyre të mërkurën dhe të enjten.

E para këtij takimi, presidenti Trump është shprehur optimist para largimit të tij.

“Unë mendoj se mund të kemi një samit shumë të mirë”, u ka thënë ai guvernatorëve të vendit gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mëngjes. “…Ne duam denuklearizimin dhe unë mendoj se ai do të ketë një vend që do të ketë një zhvillim me shpejtësi në drejtim të një ekonomie”.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, treni i Kim pritet të arrijë në Hanoi të martën në orën lokale të mëngjesit, raportoi Reuters, ndërsa Trump pritet të mbërrijë të martën në mbrëmje.

Sipas asaj që thuhet, treni i gjelbër është një tren “antiplumb” dhe udhëton me një shpejtësi mesatare prej 37 miljesh në orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori