LAJMI I FUNDIT:

Skena që rrallë shikohen në futboll: Kepa refuzon të zëvendësohet, Sarri acarohet nga sjella e spanjollit

Skena që rrallë shikohen në futboll: Kepa refuzon të zëvendësohet, Sarri acarohet nga sjella e spanjollit

Manchester City u tregua më i saktë në penallti dhe kështu fitoi në finale të EFL Cup ndaj Chelseat.

Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë, jo për arritjen e skuadrës së Pep Guardiolas, por për atë që ndodhi te skuadra nga Londra.


Në momentet e fundit të vazhdimeve trajneri Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësojë Kepa Arrizabalaga dhe në vend të tij të futë Willy Caballero.

Willy Caballero i hutuar, nuk e dinte nëse do të futej apo jo në fushë (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Kjo pasi ky i fundit shquhet si një portier që i mbron penalltitë mirë dhe kështu Blutë kishin një avantazh për të triumfuar në këtë finale.

Por, teknikut italian nuk i shkoi plani ashtu siç e kishte menduar pasi portieri spanjoll refuzonte të lëshonte fushën e lojë.

Maurizio Sarri i dëshpëruar me sjelljen e lojtarit të tij (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kepas iu afruan shumë bashkëlojtarët, përfshirë gjyqtarin kryesor duke e këshilluar që të dëgjonte urdhrat e trajnerit, por ai vendosi ta bëjë të kundërtën.

Sarri tregon pse Kepa refuzoi zëvendësimin: Ishte një keqkuptim, por kishte sjellje të gabuar
Lexo po ashtu Sarri tregon pse Kepa refuzoi zëvendësimin: Ishte një keqkuptim, por kishte sjellje të gabuar

Kjo e nervozoi shumë Sarrin, i cili për një moment dëshiroi ta lëshoi edhe stadiumin. Tani një gjë është e sigurt, spanjolli do të ketë probleme me klubin ose trajnerin e tij.

Kepa qartëson çdo gjë, tregon pse nuk pranoi të zëvendësohet: Sarri e kuptoi pasi ia shpjegoi stafi mjekësor
Lexo po ashtu Kepa qartëson çdo gjë, tregon pse nuk pranoi të zëvendësohet: Sarri e kuptoi pasi ia shpjegoi stafi mjekësor

24-vjeçari iu bashkua në verë skuadrës angleze për një shifër rekord prej 80 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori