LAJMI I FUNDIT:

Kepa qartëson çdo gjë, tregon pse nuk pranoi të zëvendësohet: Sarri e kuptoi pasi ia shpjegoi stafi mjekësor

Kepa qartëson çdo gjë, tregon pse nuk pranoi të zëvendësohet: Sarri e kuptoi pasi ia shpjegoi stafi mjekësor
Kepa Arrizabalaga duke i treguar Sarrit se nuk dëshiron të zëvendësohet (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Refuzimi i Kepa Arrizabalaga për të dëgjuar urdhrin e trajnerit Maurizio Sarri që ai të zëvendësohet para penalltive të finales së EFL Cup, është aktualisht kryetema në botën e futbolli.

Spanjolli tregoi se çdo gjë ndodhi për shkak të një keqkuptimi pasi tekniku italian mendoi se ai ishte i lënduar.


“Më duhet të them se ishte një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindem trajnerit, apo diçka të atillë”.

Maurizio Sarri i dëshpëruar me sjelljen e lojtarit të tij (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ishte vetëm keqkuptim, sepse u vizitova nga stafi mjekësor dy herë dhe ai mendoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja”.

“Ishte një konfuzion prej dy apo tre minutash deri sa stafi mjekësor shkoi te banka rezervë dhe ata ia shpjeguan çdo gjë mirë. Nuk kishte të bënte asgjë me probleme (lëndim muskulor në kofshë) që kisha këtë javë”.

Sarri tregon pse Kepa refuzoi zëvendësimin: Ishte një keqkuptim, por kishte sjellje të gabuar
Lexo po ashtu Sarri tregon pse Kepa refuzoi zëvendësimin: Ishte një keqkuptim, por kishte sjellje të gabuar

“Ishte një keqkuptim, ai mendonte që nuk mund të vazhdoja. Unë po tentoja t’i tregoja se isha fizikisht mirë”.

“Mendova se banka është duke menduar se unë nuk mund të vazhdoja pasi ishte hera e dytë që isha në tokë. Ishin vazhdime. Kishim vrapuar shumë dhe shtrirja në tokë ishte mënyrë për të ndalur ndeshjen”.

Willy Caballero i hutuar, nuk e dinte nëse do të futej apo jo në fushë (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“E di që shumë njerëz po flasin rreth kësaj, por unë kështu e përjetova nga brenda”, ka thënë Kepa, rreth situatës që u krijua në fushë.

Vlen të theksohet se në penallti Blutë humbën me rezultat 3-4 dhe kështu Man City fituan EFL Cup për herë të gjashtë në histori dhe të dytën radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori