LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar në Podujevë, abuzuan seksualisht me të mitura

Dy të arrestuar në Podujevë, abuzuan seksualisht me të mitura
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar dy presona në Podujevë për shkak të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16-vjeç.

Në Podujevë, pasditen e djeshme njësitet relevante kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit kishin keqpërdorur seksualisht dy viktima femra të cilat ishin të mitura.


Sipas policisë, edhe njëri nga të arrestuarit është i mitur.

Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/