Rikard Ljarja
Kiçoja iku… Shkoi… U njohëm më 1962. Me një vit vonesë. Nga një paradoks: Në vitin e fundit të gjimnazit, në maturë, dy nxënës që ishin rritur bashkë që fëmijë se ishin komshinj, i mbetën në klasë.
Në letërsi.
Kështu që ishin të detyruar të përsëritnin vitin.
Këta ishin: Vangjush Furxhiu dhe Kiço Blushi. Të dy erdhën me një vit vonesë në universitet.
Nuk ishte paradoks?
Të dy u bënë figura kombëtare, pikërisht në atë lëndë që mbetën në klasë. Prandaj edhe unë i njoha me një vit vonesë.
Fjetëm në një dhomë në konvikt me Kiçon. Kiçoja shkruante vjersha në fletore me stilograf me bojë blu (një nga këto poezi në dy faqe fletoreje e kam ende sot diku mes letrave të mia).
Ndonjë të shtunë pinim raki, birrë apo ç’të kishte qëlluar me ca salsiçe të fryra faqekuqe dhe me një gjysmë panineje të rreshkur, duke kruar fundet e xhepave. Ndonjëherë edhe e tepronim kur ktheheshim natën, duke kënduar në mes të bulevardit, aq sa rojet e Kryeministrisë na ndalonin. Po kur merrnin vesh se ishim studentë… nuk e bënin problem (ishin vitet ’60). Te dera kryesore e Kryeministrisë një natë qëlloi Fehmiu, një shkodran i mirë që njiheshim për fytyrë, na dha ca këshilla dhe… Natën e mirë, kujdes herë tjetër…
Po asnjëherë nuk e kaluam masën.
“Ishim djem të mirë, i kishim të gjitha mundësitë të rrëshqisnim”, më tha një ditë tani vonë. “I kishim mendtë në kokë dhe mos harro se nuk i kishim mbushur të njëzetat apo aty rrotull”.
Shkolla mbaroi. U diplomuam. Po nuk e kënduam “Gaudeamus”… Pastaj, hymë në jetë. Gjithçka ishte ndryshe, nuk ishte si atëherë kur ishim studentë. Dhe nuk kishim se kush të na këshillonte.
Për të pirë, prapë pinim, po gjithmonë me karar.
Filluan bërrylat.
Ishte i pari që mori një goditje të fortë turinjve. Iu morën pak këmbët, por nuk u rrëzua. Të çash mes tallazeve të krijuesve, sidomos të paaftëve, pa asnjë përkrahje ishte e vështirë, po puna me ngulm dhe talenti diku do të dilnin në faqe.
Dhe Kiços i doli.
Poet, romancier, skenarist (skenari është një gjini e veçante e letërsisë, është baras me një roman e ndoshta dhe pak më shumë).
Kiçoja ishte qytetar i mirë. Nuk ishte indiferent. Shkrimet e tij për çështje sociale janë për t’u marrë shembull.
Të flasësh për krijimtarinë e Kiços…
Nuk ishte as majtas e as djathtas. Ishte drejt… drejt… I drejtë deri në fund dhe i bardhë.
Ne ishim një grup shokësh të një brezi, që merreshim vesh shumë mirë me njeri-tjetrin, pak a shumë ishim në të njëjtën sferë të krijimtarisë: gazetar, shkrimtar, aktor… dhe tashti arritëm një moshë… disa prej nesh u larguan nga kjo jetë duke lënë kujtime veç të mira, lanë punë, lanë humor, lanë trashëgimtarë…
Dhe Kiçoja iku…
Ne nuk do ta harrojmë dhe jo veç ne. E kam ende në vesh zërin e tij që gurgullonte në telefon një natë para se të shtrohej në spital… gjithashtu dhe të nesërmen e orën 9:20 nga spitali…
Dhe shkoi…
…Ndoshta… ndoshta shkoi tek Ai, të cilit i mbante emrin…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
PLAK BUDALLA
BIR
Historia e fisit Shala
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe