LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e Maqedonisë do të mund të ushtrojnë në poligonet në Bullgari

Ushtarët e Maqedonisë do të mund të ushtrojnë në poligonet në Bullgari

Ushtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shërbimeve civile të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut do të mund t’i shfrytëzojnë poligonet ushtarake në Bullgari.

Siç shkruajnë mediumet bullgare, marrëveshjen për bashkëpunim e kanë nënshkruar zëvendësministri i Mbrojtjes Anatolij Veliçkov dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Dragan Nikoliq.

Në takim Veliçkov dhe Nikoliq kanë biseduar për çështjet në lidhje më bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe shqyrtimin e strategjisë së mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut. Bashkëbiseduesit e kanë shikuar mundësin për formimin e komisionit bilateral për hulumtim të përmendoreve ushtarake dhe varrezave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Nga Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë është shprehur edhe gatishmëria për trajnimin e mjekëve ushtarakë nga Maqedonia e Veriut në kuadër të kurseve në Akademinë Ushtarake Mjekësore./Telegrafi/