Zyrtarët e shtetit serb në vazhdimësi i kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë mbajtur anën në favor të Kosovës, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.
Dhe një përplasje e fundit e qeveritarëve serbë me zyrtarët amerikanë ka ndodhur në rastin e Venezuelës, përcjell Telegrafi.
“Janë amerikanët në anën e drejtë, duke mbështetur Kosovën. Ne kemi qenë në anën e tyre në të dyja luftërat botërore, dhe ata zgjodhën ata kundër të cilëve luftuan në të dyja luftërat botërore”.
Me këto fjalë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka komentuar një deklaratë të ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili kishte komentuar një takim të Daçiqit me një zyrtar të Venezuelës.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka pritur zëvendësministrin e Jashtëm të Venezuelës, Yvan Gil, i cili ka qëndruar në Beograd më 19 dhe 20 shkurt si pjesë e turneut të tij evropian.
Pas takimit, Daçiq vlerësoi se Serbia dhe Venezuela karakterizoheshin nga një miqësi e gjatë, e cila reflektohet në mbështetjen reciproke në planin ndërkombëtar.
Ai, siç thuhet tutje, e ka falënderuar pozicionin venezuelian mbi çështjen e Kosovës, si dhe për votimin kundër të pranimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO.
Dhe lidhur me këtë takim ka reaguar ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili ka shkruar se me takimin me përfaqësuesin e Venezuelës, Serbia po qëndron në anën e gabuar të historisë.
“Populli venezuelian po vdes nga uria nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial. Më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore qëndrojnë pranë popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm i Guaido. Serbia është në anën e gabuar të historisë”, ka shkruar Scott në Twitter.
Ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka reaguar edhe ministri serb i Mbrotjes, Aleksandar Vulin.
“Serbia ka qenë gjithmonë në anën e drejtë të historisë. Populli serb kurrë nuk bëri një gabim në zgjedhje. Atje ku janë serbët, ka drejtësi”. “Kur herën tjetër, Ambasadori Scott, doni të ndani leksione për Serbinë, mbani mend se vetë Serbia zgjedh miqtë, se Serbia nuk është koloni dhe se pas bombardimeve të Serbisë keni humbur çdo të drejtë morale për të folur për ligjin dhe drejtësinë”, ka thënë Vulin në reagimin e tij.
Ndryshe, ditë më parë, kryetari i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido, është vetëshpallur president i vendit.
Siç ishte raportuar, kryetari i Parlamentit, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall president në detyrë para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.
“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar menjëherë duke njohur presidentin e Parlamentit si të përkohshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite