LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia është në anën e gabuar të historisë, për Venezuelën

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia është në anën e gabuar të historisë, për Venezuelën

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka reaguar ndaj një takimi të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Siç kanë raportuar mediat serbe, përcjell Telegrafi, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka pritur zëvendësministrin e Jashtëm të Venezuelës, Yvan Gil, i cili ka qëndruar në Beograd më 19 dhe 20 shkurt si pjesë e turneut të tij evropian.


Përmes një njoftimi, mediumi Tanjug ka shkruar se Daçiq vlerësoi se Serbia dhe Venezuela karakterizoheshin nga një miqësi e gjatë, e cila reflektohet në mbështetjen reciproke në planin ndërkombëtar.

Ai, siç thuhet tutje, e ka falënderuar pozicionin venezuelian mbi çështjen e Kosovës, si dhe për votimin kundër të pranimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Lidhur me këtë, ambasadori Scott ka shkruar se me këtë veprim, Serbia po qëndron në anën e gabuar të historisë.

“Populli venezuelian po vdes nga uria nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial. Më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore qëndrojnë pranë popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm i Guaido. Serbia është në anën e gabuar të historisë”, ka shkruar Scott në Twitter.

Ndryshe, ditë më parë, kryetari i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido, është vetëshpallur president i vendit.

Siç ishte raportuar, kryetari i Parlamentit, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall president në detyrë para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.

“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar menjëherë duke njohur presidentin e Parlamentit si të përkohshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori