LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Atletico na detyroi të luajmë keq

Allegri: Atletico na detyroi të luajmë keq
MADRID, SPAIN - FEBRUARY 19: Head coach Massimiliano Allegri of Juventus attends a press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Atletico de Madrid and Juventus at Wanda Metropolitano stadium on February 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Max Allegri thotë se Juventusi ka rënë në kurthin e Atletico Madridit, duke u detyruar të luajmë keq.

Juventusi humbi 2-0 ndaj Atletico Madridin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në kuadër të 1/8.


Atletico fiton ndeshjen e parë ndaj Juves në Wanda Metropolitano
Lexo po ashtu Atletico fiton ndeshjen e parë ndaj Juves në Wanda Metropolitano

“Pjesa e dytë ishte e shëmtuar, pasi kemi bëmë gabim duke e ndjekur epërsinë që kishin. Atletico janë shumë të mirë”.

Massimiliano Allegri (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, që Atletico Madrid të detyron të luash keq, me një ritëm të ngadaltë. Ne e kemi lëvizur topin më shpejt në pjesën e parë, por jo në të dytën”.

“Ne e morëm gabimin në gjysmën e dytë. Është kaq e thjeshtë”.

Atletico 2-0 Juventus: Notat e lojtarëve, Gimenez ylli i ndeshjes
Lexo po ashtu Atletico 2-0 Juventus: Notat e lojtarëve, Gimenez ylli i ndeshjes

“Këto gjëra mund të ndodhin, është zhgënjim i madh pas 2-0, por ne do të tentojmë ta rikthejmë”.

Pamje nga ndeshja (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Nuk do të jetë e lehtë, ne kemi nevojë për një lojë të madhe në ndeshjen e dytë, por kjo mund të bëhet dhe ne duhet të kemi besim”, ka thënë Allegri.

Ndeshja e kthimit luhet më 12 mars në Alianz Stadium. /Telegrafi/