LAJMI I FUNDIT:

Park në kulmin e Qendrës Tregtare të Shkupit (Video)

Park në kulmin e Qendrës Tregtare të Shkupit (Video)

Një pjesë e pullazit të Qendrës së vjetër Tregtare të Shkupit do të bëhet park. Sipërfaqja prej 1,800 m2 do të gjelbërohet me hortikulturë të ndryshme, projekt i cili do të nis gjatë pranverës. Nga drejtoria e kësaj Qendre tregtare thonë se për herë të parë pas 45 vjetësh u bë investimi i tillë këtu.

Ky është një projekti i madh për Shkupin dhe Maqedoninë. Do të jetë një atraksion i mirë, para së gjithash do ta mbrojmë këtë terasë, e cila ishte pikë e dobët e qendrës. Besoj se në të ardhmen, ky pullaz do të jetë një nga atraksionet më të bukura që do ta shfrytëzojnë qytetarët tanë”- tha Gjoko Trajçevski, drejtor në “Q.T.SH.


Meqë do të përdoret një teknologjie e re ekologjike, zbatimi i projekti do të mbikëqyrët nga UNDP.

Sipas tyre, gjatë verës, pullazi i QTSH-së është 10*C më i nxehtë se temperatura në kryeqyteti. I pari i Shkupit, tha se kanë ndarë 32 milion denarë, ku përveç ekologjisë do të përdoret edhe si pikë rekreacioni.

Për mirëmbajtën në vazhdim do të kujdeset drejtoria e qendrës tregtare, por pres që edhe pronarët e kafeterisë që do ta marrin me qira, por edhe qytetarët do të kujdesen për mos ta shkatërruar të njëjtën”- theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç tha se si ky projekt do të bëhen edhe pullaze të tjera të objekteve publike, duke shtuar se Qendrës tregtare do t’i ruhet imazhi i vjetër arkitekturorë, ashtu siç u ruajt edhe me bllokimin e projektit “Shkupi 2014” sipas së cilës parashikohej fasada barok./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori