LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet bllokimi i distribuimit të filmit që shpërfaq perversitetin e një prifti

Refuzohet bllokimi i distribuimit të filmit që shpërfaq perversitetin e një prifti

Gjykata franceze ka refuzuar sot bllokimin e distribuimit të filmit të bazuar në seks në Kishën Katolike.

Filmi ‘By the Grace of God’ i regjisorit francez François Ozon fitoi çmimin e jurisë në Festivalin e Filmit të Berlinit dhe merret me priftin Bernard Preynat, i akuzuar për abuzimin me dhjetëra djem gjatë viteve ‘80 dhe ‘90 të shekullit të kaluar.

Avokatët e priftit thonë se filmi duhet të bllokohet, pasi nuk e respekton prejudikimin e pafajësisë.


Procesi kundër priftit Bernard Preynat është duke u zhvilluar. /KP/