LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Mbi 60 mijë tonë mollë qëndrojnë nëpër depo

OBRM-PDUKM: Mbi 60 mijë tonë mollë qëndrojnë nëpër depo

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë LSDM se po gënjen bujqit dhe se bujqësia është në gjendje të vështirë.

“Bujqësia është në gjendje të vështirë. Mbi 60 tonë mollë të Resnjës qëndrojnë nëpër depo, jo vetëm 2 muaj para mbarimit të sezonit. Kultivuesit e mollëve të cilët duhet të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri nuk kanë mjete për përpunimin e tokave”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje gjithashtu thonë se LSDM, Zoran Zaev dhe Ljupço Nikollovski i kanë nënvlerësuar bujqit. Sipas tyre, vitin e kaluar pa plasman mbetën prodhuesit e lakrave, domateve, grurit, kumbullave, shalqirit, pjeshkave dhe orizit, bujqve në vend që tu garantohet shitja me çmime korrekte, ato ngelën pa i shitur.


“Zaev i ka gënjyer bujqit dhe për dy jetë ai bujqit i ka shkatërruar”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/