LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Duhet të japim 100 për qind ndaj Bayernit

Klopp: Duhet të japim 100 për qind ndaj Bayernit
Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp e ka cilësuar Bayern Munichun si një kundërshtar të fortë dhe se skuadra e tij dhe të gjithë rreth Liverpoolit duhet të japin 100 për qind nga vetja e tyre.

Trajneri i Reds shpjegoi se skuadra e duhet të balancojë respektin me besimin ndërsa ai parashikoi një natë tjetër ku Anfield mund të bëjë dallimin.


“Është një ndeshje e madhe, kundër një kundërshtari shumë të fortë dhe ne duhet të jemi në 100 për qindëshin tonë”, ka thënë fillimisht Klopp për Liverpoolfc.com.

Shaqiri i lumtur që do të luajë përballë Bayernit: Kalova kohë të mirë në Munich, por tani dua të kalojmë në çerekfinale
Lexo po ashtu Shaqiri i lumtur që do të luajë përballë Bayernit: Kalova kohë të mirë në Munich, por tani dua të kalojmë në çerekfinale

“I gjithë klubi, stadiumi, tifozët, të gjithë ne duhet të jemi në 100 për qindëshin tonë që të kemi një shans”.

Klopp kërkon maksimumin nga skuadra e tij dhe tifozët (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Nuk është se i bëj ato më të mëdhenj sesa janë pasi ata me të vërtetë janë të mëdhenj, një nga klubet më të mëdha në botë”.

“Në këso ndeshje gjithmonë duhet që të tregoni saktësisht sasinë e duhur të respektit dhe jo më shumë. Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Ne duhet të luajmë lojën tonë”.

Kimmich: Liverpooli është favorit
Lexo po ashtu Kimmich: Liverpooli është favorit

“Deri më tani djemtë kanë bërë shumë mirë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë përsëri. Ne duhet të jemi gati për një luftë të madhe nesër”.

“Na duhet sasia e duhur e respektit, jo më shumë, dhe duhet të tregojmë se jemi në shtëpi”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori