LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: BE do të përshëndet arritjen historike të Shkupit dhe Athinës

Mogherini: BE do të përshëndet arritjen historike të Shkupit dhe Athinës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini para fillimit të Këshillit të ministrave për Punë të Jashtëm tha se ministrat do të përshëndesin arritjen historike që e kanë arritur të dyja vendet me marrëveshjen e Prespës, njofton AIM nga Athina.

Zgjidhja e kontestit të emrit është një nga lajmet e rralla të mira për BE-në, tha Mogherini.

“Mendoj se të gjithë do të jenë të lumtur që do të mund të fillojmë me diçka të arritur pas gjithë asaj pune, duke falënderuar lidershipin mbresëlënës, guximin dhe vendosmërinë e liderëve dhe popujve të të dyja vendeve”, tha Mogherini./Telegrafi/