LAJMI I FUNDIT:

Merkel dhe Mike Pence këndvështrime të ndryshme për botën

Merkel dhe Mike Pence këndvështrime të ndryshme për botën

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih paraqitën pikëpamjet e tyre kancelarja, Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Mikja e multilateralizmit, Merkel përballet me mbrojtësin e superfuqisë botërore.


Ata e shohin nga këndvështrime të ndryshme botën. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ishte pjesë e kësaj konference të rëndësishme që trajton problemet e sigurisë globale, duke theksuar kështu qëndrimin e tij „America First”. Ndërsa Merkel kërkon të shpëtojë multilateralizmin, që e përcakton botën nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e të cilin për ironi e nxitën vetë Shtetet e Bashkuara.

A është rastësi që njoftimi i fundit për grindjen tregtare me SHBA del pikërisht gjatë kësaj konference në pah? Merkel mund të përmendte një shembull të freskët për largimin e SHBA nga bashkëpunimi me partnerët: Ministria e Tregtisë në SHBA me sa duket ka arritur në përfundimin, se automjetet nga Gjermania janë një kërcënim për SHBA. Mbi këtë bazë presidenti Trump mund të ngrejë dogana të reja. Merkel e ironizoi hapur këtë. Shumë automjete prodhohen në filiale të koncerneve gjermane në SHBA: „Nëse këto automjete që prodhohen në South Caroline janë papritur një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, atëherë kjo na shokon”, tha Merkel, transmeton tch.

Merkel: Mos i shkatërroni strukturat Megjithë ironinë, Merkel mbajti një fjalim mjaft serioz. Tingëlloi si amaneti i saj. Ajo preku të gjitha temat e mëdha botërore, nga tregtia botërore tek migrimi, nga Rusia tek Kina e Irani. Mesazhi i saj vendimtar: „Strukturat janë nën presion të madh”, por ne „nuk duhet thjesht t’i shkatërrojmë”. Ajo nuk e tha hapur, por pikërisht për këtë ajo e akuzoi presidentin Trump.

Mesazhi i dytë i Merkelt: Duhet të mbetemi në dialog, edhe me partnerë të vështirë. Kjo vlen sidomos për Rusinë. Nga pikëpamja gjeostrategjike, Europa megjithë vështirësitë që ka me Rusinë „nuk ka interes të prishë të gjitha marrëdhëniet me Moskën”. Në këtë kontekst Merkel shprehu mbështetjen edhe njëherë për gazsjellësin e kontestuar, Nord Stream 2, përmes të cilit vjen direkt gaz nga Gjermania në Rusi.

Pence: Trump e ka bërë SHBA sërish të fortë Por për Mike Pence pikërisht ky projekt do të thotë varësi e rrezikshme nga Rusia. „Ne nuk mund të garantojmë mbrojtjen e perëndimit, kur partnerët tanë të aleancës bëhen të varut nga lindja”, tha Pence. Ndryshe nga Merkel që pranoi edhe probleme e në tërësi u shfaq e përmbajtur, zëvendëspresidenti amerikan, mbajti një fjalim plot lëvdata për presidentin Trump dhe arritjet e qeverisë së tij. Ai u përqëndrua tek rikthimi i fuqisë së SHBA nën presidentin Trump dhe lufta për liri. Sipas Pence, Trump është keqkuptuar shumë. Ai nuk dëshiron t’u kthejë kurrizin partnerëve. Por „nëse jemi të fortë dhe në ujdi, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë.”

Trump dhe Mike Pence e kanë të qartë se ç’duhet të bëjnë partnerët: Më shumë shpenzime për mbrojtjen, sidomos Gjermania. Të dorëzohet projekti Nord Stream 2 dhe në vend të kësaj të blihet gaz i lëngshëm amerikan. Kthesë kundër Iranit, dalje nga marrëveshja atomike, sepse „Irani është „nxitësi më i madh i terrorizmit shtetëror në botë” dhe dëshiron një Holocaust të ri. Dhe të mbështetet kreu i opozitës venezuelane e të njihet si president i përkoshëm i vendit Juan Guaido.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori