LAJMI I FUNDIT:

Pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve në Tiranë, SHBA dhe BE apelojnë për përmbajtje

Pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve në Tiranë, SHBA dhe BE apelojnë për përmbajtje

Protestuesit në Tiranë janë përplasur me Policinë e Shtetit pasi kanë thyer kordonin policor dhe kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Raportohet se nga përleshjet, dy policë dhe dhjetëra protestues janë të lënduar.

Disa nga mijëra protestuesit e mbledhur në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, kanë sulmuar ndërtesën e Kryeministrisë duke hedhur mjete të forta dhe lëndë djegëse në drejtim të saj.


Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, megjithatë protestuesit janë kthyer dhe po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shkruan Meta.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës në Tiranë dhe kanë bërë thirrje për rivendosje të qetësisë.

“Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Edhe Misioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Shqipëri ka reaguar duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje të menjëhershme nga të gjitha palët në protestë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës janë të papranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadave në Shqipëri

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama po qëndron në qytetin e Vlorës ku po zhvillon tubimin “Bashkia që duam”. Ai, ka reaguar në Instagram duke postuar fotografi nga tubimi në Vlorë dhe protesta në Tiranë dha ka shkruar “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”.

​Protesta në Shqipëri është organizuar nga opozita, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori