LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Labinot Kabashi vazhdon kontratën me Barcelonën, katalunasit i vendosin edhe klauzolë të madhe të largimit

Zyrtare: Labinot Kabashi vazhdon kontratën me Barcelonën, katalunasit i vendosin edhe klauzolë të madhe të largimit

Super talenti nga Kosova, Labinot Kabashi do ta vazhdoj qëndrimin te Barcelona.

Mesfushori qendror ka disa vite që është pjesë e klubit katalunas dhe kontrata e tij me Barcelonën skadonte në verën e vitit 2019.

Por te Barcelona besojnë shumë në aftësitë e lojtarit dhe pas disa bisedimeve i kanë vazhduar kontratën.


Të gjitha lajmet rreth Labinot Gashit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Labinot Gashit

Kabashi ka vazhduar kontratën me Barcelonën për dy vite ku do të jetë pjesë e gjigantit spanjoll deri në vitin 2021.

Në kontratë është edhe mundësia e zgjatjes së saj edhe për dy vite të tjera pas vitit 2021.

Kampionët aktual të La Ligas i kanë vendosur edhe një klauzolë largimi shqiptarit e cila është 40 milionë euro.

Kësisoj Kabashi bëhet futbollisti nga Kosova me klauzolën më të madhe të largimit nga klubi i tij.

18-vjeçari është pjesë e Barcelonës që tetë vite kur iu bashkua klubit në vitin 2010 nga Gimnastic.

“Dua ta falënderoj Barcelonën për besimin që gjithmonë ka pasur në mua, përkundër lëndimeve që kam vuajtur në vitet e fundit”.

“Klubi ka qenë gjithmonë pranë meje dhe unë dua ta kthejë gjithë këtë besim me punë dhe ndeshje të mira”, u shpreh Kabashi.

Reprezentuesi i Kosovës pas rikthimit nga lëndimi javë më parë pësoi përsëri një tjetër lëndim dhe do të operohet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

La Liga
Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

La Liga
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës

Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës

Përfaqësueset
Ankesa në gjykimin e ndeshjes, Adana Demirspor largohet nga fusha në përballje me Galatasarayn

Ankesa në gjykimin e ndeshjes, Adana Demirspor largohet nga fusha në përballje me Galatasarayn

Ligat tjera
Forma e shkëlqyer e Moise Kean - dy gjigantët e Ligës Premier mendojnë ta paguajnë klauzolën e tij

Forma e shkëlqyer e Moise Kean - dy gjigantët e Ligës Premier mendojnë ta paguajnë klauzolën e tij

Premier League
Kalo në kategori