LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani aterron në lumin Misisipi, alarmohen autoritetet amerikane (Video)

Aeroplani aterron në lumin Misisipi, alarmohen autoritetet amerikane (Video)

Autoritetet e qytetit amerikan Saint Louis janë duke hetuar rastin e një aeroplani të vogël amfib, që kishte aterruar në lumin Misisipi që konsiderohet si simbol i këtij qyteti. Ishin ndërtesat e larta para të cilave kaloi aeroplani para se të aterronte mbi lumin e qytetit.

Ai kishte aterruar rreth orës 15:00 sipas kohë lokale dhe më pas ishte ngjitur sërish në ajër, kurse shoferët që ishin me vetura mbi një urë kanë lajmëruar autoritetet për këtë incident, transmeton Telegrafi.

Ekipet e zjarrfikësve fillimisht kishin njoftuar se kishin dalë për të intervenuar për shkak të aeroplanit që kishte aterruar në lumë, por më pas e kanë plotësuar komunikatën duke pranuar se “piloti ka kryer qëllimisht uljen mbi ujë”.


Autoritetet ende nuk i dinë shkaqet e këtij incidenti dhe nuk dihet nëse me këtë veprim është shkelur ligji. Qyteti amerikan Sain Louis në Missouri shpesh quhet si “Porta e perëndimit”. Ky qytet shtrihet afër lumenjve Misisipi dhe Missouri dhe ka pasur rol kyç në zgjerimin e SHBA-së në drejtim të perëndimit.

Simboli tjetër i qytetit konsiderohet edhe “Gateway Arch” apo “porta e madhe e perëndimit”, që është e lartë 192 metra dhe është e ndërtuar nga çeliku dhe konsiderohet si një prej statujave më të mëdha në SHBA. /Telegrafi/