LAJMI I FUNDIT:

ASHNA: Për shkak të grevës nuk mund të ofrojmë shërbime të navigimit ajrorë për fluturimet

ASHNA: Për shkak të grevës nuk mund të ofrojmë shërbime të navigimit ajrorë për fluturimet
Foto: Ilustrim

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), të gjithë pasagjerëve u ka kërkuar falje për shkak të vonesave në fluturime.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka njoftuar se sot nga ora 08:00 deri më 12:00, për shkak të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) lidhur me Ligjin për Pagat, ASHNA nuk do të mund të ofroj shërbime të navigimit ajrorë për fluturimet të cilat kanë qenë në planë të realizohen në këtë interval kohorë.

“Greva është paralajmëruar se do të vazhdojë dhe pas përpjekjeve gjatë ditës së sotëm në takimin që është zhvilluar mes të SINKON dhe nga ana tjetër Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil Eset Berisha, Drejtorit të ASHNA-së, Bahri Nuredini, për arritjen e një Memorandum Mirëkuptimi, për realizimin e kërkesave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, propozim ky i cili në fund është refuzuar nga SINKON”, ka njoftuar ASHNA.


“Andaj lidhur me situatën e krijuar dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimit të navigimit ajror për kohën e paralajmëruar të grevës, Drejtori i ASHNA-së, u kërkon ndjesë pasagjerëve të cilët e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për fluturime nga Prishtina dhe anasjelltas”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori