LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon të shpenzojë 200 milionë euro për Salah

Juventusi mendon të shpenzojë 200 milionë euro për Salah
Mohamed Salah (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Sky News Arabia ka befasuar të gjithë duke shkruar se Juventusi është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për Mohamed Salah.

Sipas tyre Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën e gjelbër klubit të fillojë negociatat me Liverpoolin për yllin egjiptian.

Për më shumë, Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për yllin e Egjiptit, në rast se kjo ndodh ai do të behej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit te PSG.


Salah duke pozuar me Këpucën e Artë të Ligës Premier (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktualisht Salah ka shënuar 17 gola në Ligën Premier për skuadrën e Jurgen Klopp dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Para se t’i bashkohet klubit anglez ai ishte pjesë e Romës dhe Fiorentinas në Serie A, ku tregoi paraqitje mjaft të mirë.

Fowler kritikon Salahn: Po bëhet paksa vetjak
Lexo po ashtu Fowler kritikon Salahn: Po bëhet paksa vetjak

Me futbollin evropian Salah u njoh te Baseli, ku gjatë dy sezoneve shënoi 20 gola në 79 paraqitje në të gjitha garat.

Me paraqitjet e mira nga 26-vjeçari skuadra angleze arriti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë sezon është pretendent për titullin në Ligën Premier. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tSDb6pfI5Rk