LAJMI I FUNDIT:

Trump konfirmon zyrtarisht takimin me Kim Yong-Un

Trump konfirmon zyrtarisht takimin me Kim Yong-Un

Presidenti Donald Trump tha të premten se diplomatët amerikanë kishin pasur një “takim shumë produktiv” me zyrtarët e Koresë së Veriut, ndërsa njoftoi se samiti i tij i radhës me udhëheqësin e Penianit, Kim Jong Un, do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

“Përfaqësuesit e mi sapo kanë dalë nga Koreja e Veriut, pas një takimi shumë produktiv dhe është caktuar një datë për Samitin e dytë me Kim Jong Un. Takimi do të zhvillohet në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, më 27 dhe 28 shkurt”, tha Trump në Twitter.

“Unë pres që të shoh Kryetarin Kim & avancimet e bëra në drejtim të paqes në rajon”, tha ai.


Më parë këtë javë, Trump njoftoi datat për samitin e dytë me Kim dhe tha se do të mbahet në Vietnam, por qyteti nuk ishte zbuluar.

Samiti i dytë Trump-Kim do të mbahet në Hanoi
Lexo po ashtu Samiti i dytë Trump-Kim do të mbahet në Hanoi

Stephen Biegun, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Korenë e Veriut, mbajti tri ditë bisedime në Penian, për t’u përgatitur për samitin, tha të premten Departamenti i Shtetit. Ai tha se Biegun kishte rënë dakord me homologun e tij Kim Hyok Chol të takoheshin përsëri përpara samitit.

Diplomatët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut takohen para samitit Trump-Kim
Lexo po ashtu Diplomatët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut takohen para samitit Trump-Kim

Në bisedimet e tyre në Penian, nga e mërkura deri të premten, Biegun dhe Kim Hyok Chol “diskutuan për avancimin e angazhimeve të Presidentëve Trump dhe Kim, në samitin e Singaporit, drejt denuklearizimit të plotë, transformimit e marrëdhënieve SHBA-DPRK dhe ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Gadishullin Korean”, tha Departamenti.

Ekspertja e gjuhës së trupit tregon detaje nga takimi Trump-Kim (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ekspertja e gjuhës së trupit tregon detaje nga takimi Trump-Kim (Foto/Video)

Deklarata e saj, e cila i referohej Koresë së Veriut me akronimin për emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë, nuk dha asnjë shenjë të ndonjë përparimi në bisedime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

Amerika
Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë si dëmshpërblim prej New York Times

Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë si dëmshpërblim prej New York Times

Amerika
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Amerika
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Evropa
Kalo në kategori