Shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean Kim Jong-Un në takimin historik në Singapor, tregon dëshirën e dy liderëve për të qenë dominant, thotë ekspertja e gjuhës së trupit.

Në takimin formal të së hënës ku dy liderët u shfaqën në tepihun e kuq përballë njëri-tjetrit dhe shtrënguan duart para gazetarëve, është cilësuar si një veprim historik, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë për “Daily Mail”, ekspertja e gjuhës së trupit ka komentuar shfaqjen e dy liderëve para kamerave, si dhe shtrëngimin e tyre të duarve që tregonte qartë tendencat për të qenë dominant.

Patti Wood që për dekada studioi gjuhën e trupit, ka deklaruar se si personat e veshur me kostume të kulturës perëndimore dhe aziatike do të analizonin ndryshe takimin – duke thënë se secili prej tyre do të mundoheshin ta nxjerrin “fitues” liderin e tyre.

Wood filloi me analizimin e gjuhës së trupit të liderëve në momentin që u shfaqen para kamerave në tepihun e kuq. Ajo tha se shpejtësia me të cilën Kim dhe Trump ecën tregoi “fuqinë e barabartë”.

Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve (Foto/Video) Ekspertja e gjuhës së trupit tregon se çfarë mesazhi përçuan liderët e dy Koreve (Foto/Video)

“Që të dy filluan të ecin në drejtim të njëri-tjetrit në pothuajse të njëjtën kohë me shpejtësinë e njëjtë, duke treguar fuqinë e barabartë”, ka deklaruar ajo.

Dhe më pas ishte pikërisht Trump që zgjati dorën i pari për të iniciuar shtrëngimin e duarve.

“Ai u shfaq i fuqishëm, duke i vënë dorën në shpatull, gjë që e bëri të duket edhe më i madh sesa që është”, ka shtuar Wood.

“Sa herë që dy liderë takohen dhe njëri prej tyre ia vë dorën mbi shpatull, pa dyshim se ai është fitues, duke u treguar i madh, zemërgjerë dhe plotësisht dominant”, ka thënë për fund ekspertja.

Ajo beson se qytetarët amerikanë do të thonë se Trump ka dalur fitues, sikurse ashtu si do të mendonin njëjtë për liderin e tyre qytetarët e Koresë së Veriut. Megjithatë, kjo punë duhet t’i lihet kohës që do të dëshmojë se cili në të vërtetë kishte bërë punë të mirë. /Telegrafi/