LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi dhe ambasadorja Kapitanoviq flasin për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit

Ministri Bytyqi dhe ambasadorja Kapitanoviq flasin për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit.

Bytyqi falënderoi ambasadoren Kapitanviq për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim.


Ministri ka theksuar po ashtu nevojën e hartimit të një Memorandumi të bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +”. /Telegrafi/