Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” me gazetarin Lulzim Ahmeti në Telegrafi.com, ka folur për gjendjen në të cilën gjendet Trepça si dhe për mundësit që krijohen pas miratimit të Statutit të ri nga Kuvendi i Kosovës dhe shndërrimit të Trepçës në Shoqëri Aksionare .
Sipas tij, pas grevës së punëtorëve dhe pakënaqësive të tyre, gjendja është qetësuar dhe puna vazhdon pa probleme.
Syla ka thënë se në Statutin e Trepçës janë përfshirë 13 njësi nga 3 njësi që kanë qenë në Ligjin për Trepçën të miratuar në vitin 2016.
“Ligji e parasheh si një Trepçë të vetme. Ligji ka paraparë minierat me flotacione Stantërg, Artanë dhe Kishnicë si dhe minierat me flotacion në Kopaonik që realisht janë minierat në veri. Ligji e parasheh si një Trepçë të vetme, por në realitet nuk ka ndodhur për shkak të mungesë së regjistrimit të ndërmarrjes dhe miratimit të Statuti deri më tani. Por njëjtë sikur Ligji edhe Statuti e ka paraparë që Trepça të funksionojë si e vetme”, ka thënë Syla.
Ai ka treguar se me Ligj janë paraparë tre njësi të shndërrohen në ndërmarrje shoqërore.
“Ligji për Trepçën është miratuar në vitin 2016, i cili rregullon ndërmarrjen publike. Statuti është derivat i Ligjit, e kemi bërë konfrom ligjeve për ndërmarrjet publike. Ligji ka paraparë vetëm tre njësi që shndërrohen në ndërmarrje shoqërore, ndërsa pjesa tjetër është duke u shikuar që të përfshihet. Ligji parasheh tre njësi, ndërsa në statut janë 13 njësi”, ka shpjeguar kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla .
Ai ka thënë se pretendimet për borxhe në Trepçë si dhe për pronat e saj jashtë me ligj është e paraparë që të merret Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt 2019 ka miratuar Statutin e Trepçës si Shoqëri Aksionare me pronar 80 për qind të aksioneve të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punëtorëve të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?