LAJMI I FUNDIT:

Evakuohen pasagjerët dhe personeli në një aeroport në Australi, një person terrorizon me thikë udhëtarët

Evakuohen pasagjerët dhe personeli në një aeroport në Australi, një person terrorizon me thikë udhëtarët

Një person është arrestuar nga policia australiane për shkak të krijimit të panikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Brisbanes, duke i kërcënuar njerëzit me thikë dhe duke thënë se posedon një bombë. Kjo gjendje ka bërë që të anulohen disa fluturime dhe disa linja të trenit.

Policia e rajonit Queensland ka konfirmuar se personi i dyshuar është dërguar në stacion policor për t’u marrë në pyetje pasi policët më parë kishin kryer kontrolle të sigurisë në terminalin e aeroportit. “Nuk ka dëshmi se incidenti në aeroport është i lidhur me terrorizëm ndërkombëtar. Ky rast është i lidhur me çështje të brendshme”, thuhet në komunikatën e policisë.


Drama së pari filloi në departamentin e nisjeve, ku policia i ka evakuuar udhëtarët dhe punëtorët e aeroportit. “Nuk ka pasur persona të lënduar dhe në skenë është vetëm policia. Fluturimet e aeroplanëve dhe lëvizjet e trenave janë ndërprerë tash për tash”, ka thënë policia.

Autoritetet policore e shpallën gjendjen emergjente në aeroport rreth orës nëntë të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u mbyll pas dy orësh. “Isha duke qëndruar ulur në dalje të aeroportit dhe pashë shumë gra duke bërtitur dhe duke vrapuar drejt daljes. Kur u ngrita në këmbë, e pashë një burrë të gjatë që mbante në dorë një thikë të madhe”, tha njëri nga dëshmitarët, shkruan “Brisbane Times”.

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori