LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje në Brazil: Shembet diga hidroelektrike dhe rritet numri i të vdekurve

Përmbytje në Brazil: Shembet diga hidroelektrike dhe rritet numri i të vdekurve

Një digë hidroelektrike është shembur në Brazilin e Jugut pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje masive dhe lanë të vdekur më shumë se 30 njerëz.

Bëhet e ditur se 60 persona të tjerë janë të zhdukur në Rio Grande do Sul.


Gjithashtu, reshjet ndikuan që rreth 15 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa 500 mijë të tjerë të mbesin pa energji dhe ujë të pastër, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, diga ka shkaktuar një valë dy metra e cila rezultoi në dëme të konsiderueshme në zonat tashmë të përmbytura.

E ky mot ekstrem thuhet të jetë shkaktuar nga një kombinim i rrallë i temperaturave më të nxehta se mesatarja, lagështia dhe erërat e forta.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i guvernatorit brazilian, Eduardo Leite, i cili ka vizituar rajonin e prekur dhe ka premtuar ndihmë.

Edhe pse helikopterët kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit të personave të bllokuar, në disa zona përmbytjet janë aq të rënda sa helikopterët nuk kanë mundur të zbarkojnë.

Ndryshe, meteorologët kanë parashikuar shira të mëtejshëm ndërsa moti i ftohtë do të vazhdojë të mbizotërojë në Brazil. /Telegrafi/