LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civilë të Prishtinës në grevë të përgjithshme, ankohen qytetarët (Video)

Shërbyesit civilë të Prishtinës në grevë të përgjithshme, ankohen qytetarët (Video)

Përkundër që në nivel vendi, shërbyesit civil e kanë pezulluar grevë, kështu nuk ka ndodhur në Prishtinë. Madje ata e kanë radikalizuar veprimin e tyre sindikal, duke kaluar nga greva një dhe dy orëshe, në grevë gjithë ditore.

Qytetarët gjatë ditës së enjte, nuk kanë mundur t’i kryejnë shërbimet në komunën e Prishtinës. Kjo pasi shërbyesit civil kanë hyrë ne grevë të përgjithshme- tërëditore.


“Arsyeja e tyre pse nuk na kryen shërbimet ishte greva nga ora 8:00 – 16:00. Dje ishte nga ora 10:00 – 11:00. Sot erdhëm të kryejmë shërbimin më herët mirëpo ishte shkruar se greva mbahet nga ora 8:00 – 16:00”, shprehet qytetari Jakup Blakqori.

“Qytetarët po dëmtohen shumë. Edhe unë u dëmtova sot, sepse ishte afati i fundit dhe as përgjigje nuk më dhanë”, shprehet qytetari tjetër Ardian Selmani.

Qytetari Qamil Hajrizi thotë se gjithë këto greva e mospajtime po bëhen për inate partiake.

“Këto çështje janë partiake, nuk janë të popullit. Sot populli vuan, për shkak të inateve që kanë në qeveri, njëri me tjetrin”, tha Qamil Hajrizi.

Ndërkaq kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Komunën e Prishtinës, Ahmet Gashi, tha se greva njëditore është ka nisur si pasoj e heshtjes karshi kërkesave të tyre.

“Greva do të vazhdojë tërëditore tash, pasi niveli qendror nuk ka reflektuar ndaj kërkesave tona. Nëse nuk reflektojnë organet përkatëse, grevën do ta vazhdojmë edhe nesër tërë ditën”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ahmet Gashi.

Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës po kërkojnë t’ju ngritët koeficienti për 40-përqind me shume se sa që është  propozuar ne Projektligjin për paga./RTV Dukagjini/Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori