Kuajt dhe shqiponjat, krahët e kazakëve: Traditat e lashta, në stepat e Mongolisë
Fotografi i njohur Jimmy Nelson, para ca vitesh ka vizituar dhe studiuar kazakët e Mongolisë. Telegrafi më poshtë ju sjell disa nga fotot të tij, që pasqyrojnë një nga traditat më të ruajtura në botë.
Kazakët janë trashëgimtarë të grupeve turke, hune, mongole dhe indoevropiane që kanë populluar territorin mes Siberisë dhe Detit të Zi. Ata janë popull gjysmë-nomadë që me bagëtitë e tyre enden maleve dhe luginave të Mongolisë që nga shekulli XIX.
Kazakët kryesisht jetojnë në provincën Bayan-Olgii të Mongolisë, që do të thotë “Djepi i pasur”. Aty jetojnë 87 mijë kazakë që përbëjnë 88.7 për qind të popullatës së provincës. Në nivel shtetëror përbëjnë katër për qind të banorëve të Mongolisë.
Dimrat në Mongoli ofrojnë peizazhe mahnitëse. Ata janë të ashpër e me temperatura nga minus 20 deri në minus 45 gradë Celsius. Dimrat, ashtu si stinët tjera, kazakët i kalojnë në “jurta” – tendat e lëvizshme të rrumbullakëta e të mbuluar me lëkurë. Kjo është shtëpia e nomadëve të stepave të Mongolisë.
Familjet lëvizin shumë herë gjatë vitit bashkë me bagëti. Ndërkaq, familjet me bagëti të vogla vendosin “jurtat” gjatë verës afër vendit ku do ta kalojnë dimrin.
Kazakët kanë traditë të historisë gojore. Mbështeten shumë në klan dhe kujtojnë të paktën shtatë breza të emrave të paraardhësve të tyre, që “të mos harrojnë prej nga vijnë”. Ata kanë lidhje të ngushta familjare, bartin talismanë të mbrohen nga e keqja. Ndërsa, kanë ruajtur edhe besimet shamanike.
Islami ka depërtuar te paraardhësit e kazakëve në shekullin VIII. Shumica e kazakëve janë myslimanë suni. Por, nuk i harrojnë besimet para-islamike, si kulti i qiellit, i paraardhësve, i zjarrit, i fuqive mbinatyrore të shpirtit të mirë e të keq, të gjigandëve dhe shkurtabiqëve…
Shumica e kazakëve varen nga kafshët shtëpiake. Për më shumë se dy shekuj, ata kanë dalë në gjueti me kuaj dhe shqiponjat e arta. Aftësia për të trajnuar shqiponjat bartet në gjenerata. Gjuetarët veshin çizme, mantele të zeza dhe kapele me lesh dhelbre të quajtur ‘luvuz’.
Nëpër male dhe stepa, gjuhen shumë shtazë për leshin e tyre, lepujt, marmotët, dhelprat dhe madje edhe ujqërit. Leshi është një pjesë integrale e veshjeve tradicionale kazake. Kali mongol është kultivuar në Mongoli. Ai përdoret nga kazakët, por për shkak të vogëlsisë shpesh ngatërrohen me poni. Në Mongoli, kuajt gjatë tërë vitit jetojnë në qiell të hapur.
Deri në vitin 1930, kazakët lëviznin lirshëm mes Kazakistanit, Mongolisë dhe provincës kineze Xinjiang. Por, kufijtë modernë kanë kufizuar lirinë e tyre. Pas formimit të Republikës Popullore të Mongolisë më 1924, shumë kazakë hoqën dorën nga jeta gjysmë-nomade. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025