LAJMI I FUNDIT:

KOLAPS

KOLAPS

Poezi nga: Amelia Rosselli
Përktheu: Durim Taçi

Janë flokët e rëna të borës që i bëjnë
urimet një jete në terr e
vallëzimi i tyre është vetëm farsë,
se ne nuk kemi ndezur ende dritat.


Nën shatërvane masakruese e keqja
përmbyt, trimëruar nga ambicia e fortë
shtyn si stuhia pirgjet e borës.

Mençuria është arkmort …
t’i dredhosh lojës gjen shpëtim më shumë se kjo
përhumbje e trazuar nëpër rrugët e arsyes…

Qielli me re është në pritje, sikur të ndiente
këtë skllavëri madhështore.
Tani dhe bora ka ndalur së shpresuari.