LAJMI I FUNDIT:

Solari i kundërpërgjigjet Guardiolas: Real Madridi është klubi më i mirë në histori

Solari i kundërpërgjigjet Guardiolas: Real Madridi është klubi më i mirë në histori

Santiago Solari e ka ‘goditur’ Pep Guardiolan, pasi ky i fundit nuk e kishte futur Real Madridin ne mesin e tri skuadrat më të mira të dekadës së fundit.

Guardiola kishte thënë se Juventusi, Bayern Munich dhe Barcelona janë tri klubet më të forta të dekadës së fundit, duke i përjashtuar mbretërit edhe pse e kanë  fituar katër herë Ligën e Kampionëve.


“Unë e kam thënë shumë herë: cilët janë skuadrat më të mira në dekadën e fundit? Juventusi, Bayern Munich, Barcelona “.

Guardiola 'harron' Real Madridin: Barcelona, Bayern e Juventus, janë klubet më të mira në dhjetë vitet e fundit
Lexo po ashtu Guardiola 'harron' Real Madridin: Barcelona, Bayern e Juventus, janë klubet më të mira në dhjetë vitet e fundit

“Këto janë tre skuadrat më të mira në Evropë, sepse për çdo sezon ata fitojnë ligën, çdo sezon fitojnë kupat, çdo sezon janë atje, sepse janë më të mirët”, deklaroi Guardiola.

Pep Guardiola (Foto: Getty Images)

Real Madridi e viziton Gironan të enjten për ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Mbretit, pasi e para ishte mbyllur 4-2  për mbretërit.

“Mendoj se mungesa e Real Madridit është e qëllimshme, por nuk do të debatojmë për një dekadë ose një tjetër kur Real Madridi është klubi më i mirë i shekullit dhe në histori”.

Të ardhmen në duart e tyre – Barcelona dhe Real Madridi, apo El Clasico në 10 vitet e ardhshme
Lexo po ashtu Të ardhmen në duart e tyre – Barcelona dhe Real Madridi, apo El Clasico në 10 vitet e ardhshme

“Dhe gjithashtu në dekadën e fundit, gjithsesi. Është për shkak se Real nuk e nënvlerëson asnjë rivalë”, deklaroi Solari.

Madridi ka qenë kampion i Evropës në katër nga pesë sezonet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori