LAJMI I FUNDIT:

Samsung CEO: Galaxy S10 do të përmbush kërkesat e konsumatorëve

Samsung CEO: Galaxy S10 do të përmbush kërkesat e konsumatorëve
Kuala Lumpur: Samsung Electronics President and CEO (IT and Mobile Communications Division) DJ Koh at the launch of Samsung Galaxy A9 smartphone, in Kuala Lumpur, Malaysia on Oct 11, 2018. (Photo: IANS)

Galaxy S10 vjen në 10 vjetorin e pajisjeve Galaxy të Samsung dhe tifozët kanë shumë pritshmëri nga pajisja. Drejtori i përgjithshëm i divizionit telefonik të Samsung, DJ Koh beson se Galaxy S10 do të përmbushë pritjet e konsumatorëve. Komentet e Kohit vijnë më pak se një muaj nga zbulimi i Galaxy S10.

Kompania ka konfirmuar se do të lansojë pajisjen më 20 shkurt në San Francisko. Ka gjithashtu një shans të mirë që telefoni i palosshëm shumë i pritur do të shfaqet në të njejtën ngjarje.


Duke folur për The Investor, Koh tha se “do të bëjmë më të mirën për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve që janë duke pritur për produktet tona.” Ai do të kryesojë këtë ngjarje më 20 shkurt, ku Samsung do të zbulojë tre modele të Galaxy S10.

Galaxy S10 do të jetë një telefon kryesor i Samsung. Do të jetë pajisja e parë premium me një ekran Infinity-O, i pari me një modem 5G dhe ndoshta telefoni i parë i Samsung me 12GB RAM. Siç është pohuar më parë, do të jetë gjithashtu i pari që do të vijë me shërbimin e kripto-valute të Samsung për telefona. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Teknologji
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Teknologji
Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Teknologji
Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Teknologji
Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Teknologji

"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Teknologji
Kalo në kategori