LAJMI I FUNDIT:

KOK për herë të parë u jep bursë mujore Shpresave Olimpike 2019, Fjorda Shabani merr bursë Olimpike 2020

KOK për herë të parë u jep bursë mujore Shpresave Olimpike 2019, Fjorda Shabani merr bursë Olimpike 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontrata me gjashtë sportistë të rinj, të cilët janë përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK si bursistë për Shpresa Olimpike 2019.

Në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, u bë e ditur se të gjashtë sportistët do të marrin bursa mujore nga 100 euro nga KOK-u për gjatë tërë vitit 2019.


Sportistët e përzgjedhur janë: Drenis Mala (shigjetari), Erdonis Maliqi (boks), Melisa Zhdrella (not), Bleron Fetaovski (peshëngritje), Blerton Nuha (çiklizëm) dhe Albinot Selmani (karate).

Krahas tyre u bë e ditur se KOK-u ka përzgjedhur edhe 10 sportistë tjerë të rinj si Shpresa Olimpike, të cilët do të marrin bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, në vlerë 150 euro në muaj për gjatë vitit 2019. “KOK për herë të parë ka vendosur që të ndajë bursa për Shpresa Olimpike për vitin 2019.

Ka vite të tëra që MKRS ndan bursa për Shpresa Olimpike dhe ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, por krahas kësaj, KOK në mbledhjen e vet ka vendosur që nga ky vit të vazhdojë të ndajë bursa për Shpresa Olimpike, të cilat ndahen nga mjetet e gjeneruara nga sponsorët e KOK-ut. Me këtë ne jemi duke përmbushur misionin e KOK-ut që sportistët të jenë në qendër të vëmendjes”, tha presidenti Hasani.

I pari i KOK-ut kujtoi edhe Bursat Olimpike Tokyo 2020, në të cilën listë përfshihen 19 sportistë elitarë.

Pikërisht në këtë listë, janë bërë edhe ndryshime, bazuar në kontratën e nënshkruar në tetor të vitit 2017 ndërmjet KOK-ut, sportistit dhe federatës përkatëse.

“Kohëve të fundit kemi kërkuar nga federatat raportin e performancës së sportistëve, nëse sportistët janë në rrugën e duhur për të fituar normën Olimpike. Disa raporte vetëm sa i kemi analizuar dhe për shkak të performancës jo të kënaqëshme kemi vendosur t’ia ndërprejmë bursën Olimpike notares, Flaka Pruthi, të cilën kemi vendosur ta zëvendësojmë me 14-vjeçaren e talentuar, Fjorda Shabani. Bursa mujore që do t’i ndahet Fjordës është 150 dollarë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe 100 euro nga Komiteti Olimpik i Kosovës”, tha sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj.

Ai bëri me dije që sportistët të cilët nuk kanë performancë të duhur do t’iu ndërpritet bursa.

Sipas Haxhijajt, listës së bursistëve mund t’i shtohet cilido sportistë tjetër që fiton medalje botërore ose evropiane.

Fjorda Shabani falënderoi KOK-un për bursën, duke theksuar se: “Ky është motiv më i madh për të arritur nivele më të mëdha”. Aplikacioni i nënshkruar nga Fjorda, trajneri dhe përfaqësuesi i federatës do t’i dërgohet për miratim në SO të KON-it.

Karateisti Albinot Selmani e quajti bursën motiv shtesë për të fituar medalje evropiane dhe botërore.  Kontratat u nënshkruar mes KOK-ut, sportistit, trajnerëve dhe përfaqësuesve të federatave.

10 sportistët që do të përfitojnë bursa nga MKRS në vlerë 150 Euro në muaj, si Shpresa Olimpike 2019

1. Erza Muminoviq (xhudo)
2. Shpat Zeka (xhudo)
3. Muhamet Ramadani (atletikë)
4. Betim Maliqi (karate)
5. Patriot Behrami (boks)
6. Dren Ukimeraj (not)
7. Arlind Selimi (mundje)
8. Arbi Pupovci (skitari)
9. Albina Deliu (atletikë)
10. Fatih Karabaxhaku (pingpong)

6 sportistët që do të përfitojnë bursa nga KOK në vlerë 100 Euro në muaj, si Shpresa Olimpike 2019

Drenis Mala (shigjetari)
Erdonis Maliqi (boks)
Melisa Zhdrella (not)
Bleron Fetaovski (peshëngritje)
Blerton Nuha (çiklizëm)
Albinot Selmani (karate)

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori