LAJMI I FUNDIT:

Vazquez: Reali mund ta fitojë La Ligan, Benzema sulmuesi më i mirë në botë

Vazquez: Reali mund ta fitojë La Ligan, Benzema sulmuesi më i mirë në botë
Lucas Vazquez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, insiston se Los Blancos ende kanë mundësi ta fitojnë titullin në La Liga.

Spanjolli vazhdoi duke thënë se Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë, ndërsa shpreson që skaudra të vazhdojë me ndeshje të mirë.


“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe atëherë të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Vazquez, i cituar nga Marca.

Festa te goli i Gareth Bales (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ky është Real Madrid dhe ne do të përpiqemi deri në fund dhe do ta bëjmë gjithmonë, ekipet mbi ne mund të rrëshqasin dhe ne duam të marrim avantazhet e kësaj”.

“Karim Benzema? Ai është sulmuesi më i mirë në botë, punon shumë, ai shënon gola dhe i ofron shumë kësaj skuadre”.

Vinicius: I lumtur që po i ndihmoj Realit, po futemi në LK me formën më të mirë
Lexo po ashtu Vinicius: I lumtur që po i ndihmoj Realit, po futemi në LK me formën më të mirë

“Kishim një ndeshje mjaft të mirë ndaj Espanyolit, kemi intensitet në lojën tonë dhe shënuam katër gola. Duam të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje”, ka shtuar spanjolli.

Pas fitores 2-4 ndaj Espanyolit skuadra e Santiago Solarit renditet në vendin e tretë në La Liga me 10 pikë më pak se lideri Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori