LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës nga sot në grevë

Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës nga sot në grevë

Në shenjë pakënaqësie ndaj Projektligjit për paga, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës sot do të hyjnë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur Këshilli grevist i shërbyesve civil të Komunës së Prishtinës përmes një komunikate për media, në të cilën thuhej se ndjehen të diskriminuar në projektligjin për pagat.

“Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës janë të pakënaqur me këtë projektligj dhe kanë formuar Këshillin grevist, duke shprehur pakënaqësitë për këtë projektligj, sepse ndjehen të diskriminuar. Këshilli grevist i themeluar nga shërbyesit civil, duke u bazuar në ligjin mbi kryeqytetin, vëllimin e punëve, ndërlikueshmërinë e punëve dhe rrezikshmërisë ka parashtruar kërkesën për ngritjen e koeficientit për 40 për qind më shumë, se siç është paraparë në projektligjin për paga në Republikën e Kosovës”, thuhej në komunikatën për media.


Këtë kërkesë shërbyesit civil thonë se ia kanë adresuar kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmetit, Ministrisë së Administratës Publike, SPAK-ut dhe Komisionit për hartimin e draftligjit.

Për të njëjtën çështje sipas komunikatës, Këshilli grevist është takuar 5 herë me koordinatorin për reforma shtetërore Besnik Tahiri.

Ndrysh, nga e marta përveç shërbyesve civil të komunës së Prishtinës, të gjithë shërbyesit civil në Kosovë do të hynë në grevë me kërkesën për rritje të koeficientit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori