Huawei paralajmëron telefonin 5G, të prodhuar nga komponentët e vet kompanisë
Kompania kineze e teknologjisë Huawei njoftoi planet për lansimin e një telefoni të gjeneratës së ardhshme bazuar në teknologjinë e vet në vend të komponentëve të SHBA, duke rritur përpjekjet për të konkurruar me udhëheqësit e industrisë perëndimore përballë paralajmërimeve të Uashingtonit që kompania mund të jetë një rrezik sigurie.
Huawei Technologies Ltd, po shpenzon shumë në zhvillimin e teknologjisë së vet të procesorëve, një zonë ku shitësit amerikanë janë udhëheqës globalë. Kjo mund të ndihmoj Huawei për faturën vjetore multi-miliardëshe për komponentët dhe rrezikun e prishjes së furnizimeve nga SHBA.
Pajisja e re e Huawei do të jetë telefoni i parë i palosshëm i kompanisë dhe do të zbulohet muajin e ardhshëm në ngjarjen më të madhe vjetore të industrisë, Mobile World Congress, tha Richard Yu, CEO i njësisë së konsumatorit të kompanisë.
Telefoni është i bazuar në procesorin Kirin 980 të Huawei dhe modemin Balong 5000 në vend të komponentëve të furnizuesve tradicionalë siç është Qualcomm Inc., me bazë në SHBA.
Shitjet e telefonëve Huawei dhe produkteve të tjera të konsumit nuk treguan “asnjë ndikim” nga paralajmërimet e sigurisë perëndimore dhe u rritën më shumë se 50 për qind vitin e kaluar, u tha Yu gazetarëve. Huawei ende nuk ka publikuar rezultatet financiare 2018 për të gjithë kompaninë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApple kërkon falje për reklamën e re të iPad Pro
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Pse njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad?
Microsoft përgatiti një rival për Google Play Store dhe App Store
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë