LAJMI I FUNDIT:

Rrathë të shpejta në barë me McLaren P1 GTR, para vozitjes me shpejtësi nëpër shtegun malor (Video)

Rrathë të shpejta në barë me McLaren P1 GTR, para vozitjes me shpejtësi nëpër shtegun malor (Video)

Mund të thuhet, se është vetura e fundit që mund të shihet në terrene të tilla, aq më pak në këto manovra

Statistikat tregojnë se pronarët e super-makinave, më me dëshirë i mbajnë të parkuara nëpër garazhe, se sa t’i vënë në funksion, transmeton Telegrafi.

Kjo edhe e shpjegon faktin e shitjes së shumë hiper-makinave për dyfishin e çmimit, për shkak se kilometrazhi tyre është minimal. Për dallim prej të tjerëve, pronari i këtij McLaren P1 GTR, dëshiron ta nxjerrë për vozitje dhe jo në hapësira të zakonshme.


Duke mos kursyer manovrat e pazakonta për këtë makinë, pronari bëri rrathë nëpër një fushë me barë, para se të lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme nëpër shtegun malor.

Në pamjet e shpërndara, bie në sy që ai nuk po e tregon shpejtësinë, duke lënë të kuptohet se nuk po kalon nëpër zona të lejuara, gjë që është e dënueshme. /Telegrafi/