LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdori seksualisht 27 nxënës, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë

Keqpërdori seksualisht 27 nxënës, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.V..

“I pandehuri B.V., dyshohet se që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj 27 nxënësve të një klase, duke përdorur fjalë joshëse dhe ledhatime në pjesë të ndryshme të trupit.


Me këto veprime i pandehuri B.V. dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 janar 2019 dhe do të zgjasë deri më 20 shkurt 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe se vepra penale për të cilën dyshohet se e ka kryer i pandehuri B.V. hyn në grupin e veprave penale të natyrës së rende.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori