LAJMI I FUNDIT:

Miliarderët që janë aq të thjeshtë sa ju bëjnë t’i ri-mendoni prioritetet që i keni

Miliarderët që janë aq të thjeshtë sa ju bëjnë t’i ri-mendoni prioritetet që i keni

Në mendjet e shumë njerëzve, të ardhurat e mëdha financiare janë sinonim i shpenzimeve të mëdha dhe një stili ekstravagant të jetesës.

Ka shumë njerëz që e dëshmojnë se kjo është të paktën pjesërisht e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, disa prej njerëzve më të pasur të botës jo vetëm se bëjnë stil të thjeshtë të jetesës, por edhe e dhurojnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi dhe për organizata të ndryshme.

Paratë janë të rëndësishme. Posedimi i mjaftueshëm i parave mund t’jua ndryshojë jetën – këtë nuk e mohon askush!

Por, sa të rëndësishme janë vërtet? Të jemi më specifik, çfarë rëndësie apo funksioni kanë paratë kur disa prej njerëzve më të pasur të botës shpenzojnë shumë pak dhe e dhurojnë shumicën e pasurisë për ata në nevojë?

Ju mund të thoni se, “Epo, është e lehtë për ta. Ata nuk kanë asgjë për t’u brengosur”. Ky është argument valid.

Megjithatë, studimet e shumta na kanë dëshmuar se paratë na bëjnë vërtet të lumtur kur kemi mjaftueshëm sa për t’i mbuluar të gjitha nevojat tona bazike. Çdo cent më shumë nuk luan rol në mirëqenien tonë.

Këtë e dëshmojnë edhe miliarderët e mëposhtëm, të cilët posa kanë parë se kanë mjaftueshëm, kanë vendosur që pjesën tjetër ta dhurojnë për gjëra apo njerëz të ndryshëm.

David Cheriton – profesor i Stafnordit

David Cheriton e ka fituar shumicën e pasurisë së tij thjesht duke investuar herët në kompaninë ‘Google’. Por, Cheriton e urren stilin ekstravagant të jetesës.

Në fakt unë ofendohem nga ai stil i jetesës. Ka diçka gabim me këta njerëz që ndërtojnë shtëpi me 13 tualete e kështu me radhë”.

Përndryshe, blerja e tij e fundit ka qenë një veturë Honda Odyssey e vitit 2012.

Tony Hsieh – CEO i kompanisë ‘Zappos’

Tony Hsieh është një nga drejtorët më të njohur sot, por pak njerëz e dinë se çfarë jete modeste bën ai.

Sipas njerëzve të afërm të tij, stili i tij i jetesës nuk ka ndryshuar qysh prej ditëve të para në biznes, ku miqtë e tij thonë se paratë nuk kanë rëndësi për të.

Warren Buffett

Të gjithë e njohim Warren Buffett-in dhe kemi dëgjuar për pasurinë e tij enorme. Por pak njerëz e dimë çfarë jete të thjeshte bën ai, pavarësisht se ka pasuri prej 50 miliardë dollarëve.

Çdo mëngjes, ai shkon në punë me veturën e tij. Para se të arrijë në zyre, ai blen ushqim në McDonalds, ku i kushton rreth 4 dollarë.

Përveç kësaj, miliarda të pasurisë së tij ai ua dhuron organizatave të ndryshme të bamirësisë.

Amancio Ortega – themeluesi i kompanisë Zara

Kompania e tekstilit ‘Zara’ është në rritje, ndërkohë që kompanitë tjera të kësaj industrie kanë pësuar rënie.

Themeluesi i saj, Ortega, ka një pasuri prej 61 miliardë dollarëve, por ende jeton në një apartament të vogël në la Coruna, Spanjë, dhe i veshë të njëjtat rroba çdo ditë.

Ndër tjerash, secilin mëngjes ai shkon në të njëjtën kafene dhe çdo pasdite ushqehet me punëtorët e tij në kafiterinë e kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Kalo në kategori