LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Thaçi na dorëzoi raportin për temat në Bruksel, u konfirmua se nuk ka draft-marrëveshje me Serbinë

Ahmeti: Thaçi na dorëzoi raportin për temat në Bruksel, u konfirmua se nuk ka draft-marrëveshje me Serbinë

Kryesuesi i Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se presidenti Thaçi sot ua ka dorëzuar një raport mbi takimet që ka zhvilluar në Bruksel.

“Zotëri Thaçi na ka dorëzuar raportin për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi . Ky është një raport i zyrës së presidencës për dialogun shtetëror, pra nuk është dokument pra nuk është transkript i temave që ka pas z.Thaçi, por është raport i ekipit të presidentit për temat e ndryshme që janë hapur në Bruksel si pjesë e fazës përfundimtare të dialogut,. Këtu figurojnë tema si të zhdukurit, të zhvendosurit, trashëgimia kulturore, pronat në të dyja shtetet, të drejtat e minoriteteve etj.”, u shpreh Ahmeti.


Ai shtoi se këtë material do t’ia dorëzojnë ekipit të dialogut shtetëror, dhe do të shohin nëse do të kenë pyetje shtesë, shkruan Telegrafi.

Ahmeti theksoi se presidenti Thaçi u ka siguruar se nuk ka asnjë draft-marrëveshje të nënshkruar me Serbinë.

“Edhe në raport shkruan, por dhe në takim z.Thaçi tha se nuk ka asnjë draft zyrtarë të dakorduar qoftë me Brukselin qoftë me Serbinë, pra nuk ka draft-marrëveshje. Konfirmuam që deri më tani kanë ndodhur 3+1 takime, takimi i katërt nuk është bërë shkaku i taksës, pasi që është tërhequr pala serbe”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se së shpejti do ta kenë vizitën e dytë në Bruksel, ku do të flasin më tutje për dialogun.

Në anën tjetër, Fatmir Limaj shtoi se pas pranimit të këtij raporti, tani e dimë se ku jemi si shtet në këtë proces.

“Ne tani e dimë ku jemi si shtet në këtë proces. Dalëngadalë po ndërtohet një bazë për të ecur përpara”, theksoi Limaj.

Limaj shtoi se Ekipi Negociator do të punoj intensivisht që këtë dokument tia dërgojmë sa më parë Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori