Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi, duke thënë se SBASHK-u, me këtë grevë po i shkelë të drejtat e nxënësve.
KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë, të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.
KMDLNj reagon edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit.
” Edhe në reagimin e para një jave, KMDLNj ka deklaruar se kjo grevë nuk po organizohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit, për përmirësimin e kushteve për entet parashkollore, për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike por ekskluzivisht për qëllime të rritjes së pagave të kuadrit arsimorë por jo edhe të atyre që punojnë në këto institucione, nga çerdhet e deri te Universiteti e që nuk janë kuadër edukativ apo arsimorë! SBASHK, asnjëherë deri më sot nuk ka kërkuar që të përmirësohen kushtet në çerdhe, shkolla dhe universitete, të sigurohet transport falas për nxënës me gjendje të rëndë materiale, të pajisen kabinetet me mjete të nevojshme, të përmirësohen kushtet fizike, si për nxënës ashtu edhe për mësimdhënës dhe personel tjetër, të luftohet dukuria kur femrat nuk lejohen ta vazhdojnë shkollimin por se e ndërprenë kundër vullnetit të tyre… kundër teksteve joprofesionale shkollore ku në disa shkolla në gjuhën shqipe ende mësohet me tekste të Serbisë (si në shkollën muzikore në Prishtinë psh.), kundër politizimit të skajshëm të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike, kundër emërimin politikë të drejtorëve të shkollave apo përjashtimit të tyre për shkaqe politike…”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
KMDLNj kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë dhe të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.
“Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike duhet të thirren në përgjegjësi shkaku se kanë hyrë në grevë në kohën më të ndjeshme, në afatin e provimeve të muajit janar duke ua rrezikuar studentëve këtë afat. Greva në institucionet arsimore publike përveç përfitimit personal ka për qëllim ikjen nga përgjegjësia konkrete në këto institucione, që më shumë e promovojnë analfabetizmin se cilësinë e arsimit dhe se janë kundër çdo reforme të thellë në arsim e që ka aq shumë nevojë”.
KMDLNj reagoi edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit!
KMDLNj sugjeron qytetarët që iu refuzohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme mjekësore që t’i denoncojnë këto raste sikur që edhe të denoncojnë rastet kur detyrohen që me shpenzimet e tyre të blejnë barëra për operacion dhe trajtim, mentela për mjekë, doreza, maska dhe gjësende tjera që duhet të sigurohen nga institucionet shëndetësore.
“Për KMDLNJ –në , nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se kemi rrezikim sistemor, në fushën e arsimit si dhe të shëndetësisë dhe se reagimi qytetarë thuaja as që ekziston e mos të flasim për atë institucional që, objektivisht ka përgjegjësi për gjendjen e krijuar!”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet