LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Godin dëshiron t’i bashkohet Interit

Marotta: Godin dëshiron t’i bashkohet Interit

Drejtori i ri i sportit të Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar zyrtarisht se Diego Godin dëshiron t’i bashkohet Nerazzurrëve.

Ish-drejtuesit i Juventusit foli për mediumin DAZN përpara ndeshjes së Interit kundër Sassuolos këtë mbrëmje.


Ai u pyet për mbrojtësin e Atletico Madridit, Godin, i cili raportohet se do të bashkohet me Interin kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Interi ka marrëveshje me mbrojtësin Diego Godin
Lexo po ashtu Interi ka marrëveshje me mbrojtësin Diego Godin

“Duhet të theksoj se Interi ka një ndikim shumë të fortë, pasi shumë lojtarë po na kërkojnë dhe agjentët trokasin në derën tonë”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Kjo është një gjë pozitive, pasi do të thotë që ne përfaqësojmë një pikë referimi në botën e futbollit”.

“Ka kampionë që paraqiten vet tek ne dhe ne nuk duam t’i lëmë të na ikin dhe Godin është një prej tyre”.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim profile të tilla dhe dua të theksoj se Godin do të jetë një agjent i lirë në qershor”.

Wanda Nara: Icardi do të rinovojë me Interin
Lexo po ashtu Wanda Nara: Icardi do të rinovojë me Interin

Marotta foli edhe për situatën e rinovimit të kontratës së kapitenit, Mauro Icardi.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Mauro Icardi do të mbetet këtu, pasi jemi të lumtur me të dhe anasjelltas. Çështja e vetme e mbetur është kur duhet të vendosim lapsin mbi kontratë”, përfundoi drejtuesi italian i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori