Të enjten qëndroi në Kosovë Komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, i cili kishte një kërkesë të vetme për Kryeministrin Ramush Haradinaj, revokimin e vendimit për taksën 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Presione të tilla ndaj kreut të Qeverisë së Kosovs nuk kanë munguar edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, vazhdimisht është deklaruar kundër heqjes së taksës derisa Serbia ta njoh Kosovën e pavarur, por tani e ka zbutur sadopak qëndrimin e tij, duke thënë se vendimi mund të pezullohet nëse merr garanci ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke.
E, këtë qëndrim e mbështeti edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse do të hiqej taksa për produktet serbe, atëherë do të duhej të kërkohej një garanci ashtu siç edhe e ka kërkuar kryeministri, Haradinaj.
Sipas tij, situata nuk është vetëm bardh e zi, pasi duhet përnjëmend të vlerësohet situata e heqjes së taksës si dhe efektet e saj.
“Kërkesa ka qenë heqja e taksës, por nuk besoj që kjo do të ndodh për shkak të kërkesës së komisionarit Hahn, por do të bëhet për shkak të presionit të SHBA-së. Do të ishte shumë e gabuar që taksa të hiqet pa e parë rezultatin, apo efektin që ka arritur ose vetëm të thuhet që u hoq pa u vendos masa tjera. Një prej zgjidhjeve do të ishte që menjëherë të ndodhte masa e reciprocitetit që është dashur të vendoset moti. Ose eventualisht të kërkohen garanci me shkrim ashtu siç edhe e ka përmendur kryeministri, që përnjëmend kur të arihet marrëveshja të përfshihet njohja eksplicite nga ana e Serbisë. Nuk është situata veç bardh e zi se e kemi taksë dhe po e heqim, por duhet njëmend me mat me vlerësu efektin që e ka pas dhe po ashtu efektin që e ka heqja e taksës”, tha Mushkolaj për Telegrafin.
Edhe analisti Artan Muhaxhiri, vlerësoi se presionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj politikanëve kosovarë për arritjen e një qëllimi, realizohen në mënyrë strategjike.
Siç tha Muhaxhiri, vizita e Komisionarit Hahn duhet të vlerësohet nga perspektiva e presionit ndërkombëtar për heqjen e taksës 100 për qind
“Presionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj politikanëve kosovarë për arritjen e një qëllimi realizohen në mënyrë strategjike: nga eksponentë të ndryshëm, në mënyrë të vazhdueshme dhe në formë të rrathëve të shumanshëm koncentrikë. Edhe vizita e Komisionarit Hahn duhet të vlerësohet nga kjo perspektivë – si një nga hallkat e koordinuara të presionit ndërkombëtar për heqjen e taksës 100 për qind”, ka thënë ai.
Tutje ai theksoi se kjo formë e presionit diplomatik ndaj Kryeministrit Haradinaj do të vijojë derisa të shterohet koha e planifikuar për të nga akterët e fuqishëm vendimmarrës.
“Nëse nuk arrihet përparim është e pritshme që qasja të ndryshojë, duke u ashpërsuar deri në arritjen e një zgjidhjeje e cila do ta mundësonte zhbllokimin e situatës”, tha Muhaxhiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë