LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti i reagon Daçiqit rreth deklaratave për tërheqje të njohjeve për Kosovën

Ahmeti i reagon Daçiqit rreth deklaratave për tërheqje të njohjeve për Kosovën

Kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili paralajmëroj edhe një tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Ahmeti përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se në këtë frymë, nuk mund të ketë dialog me Serbinë, ndërsa ka ngritur pikëpyetjet nëse dikush nga përfaqësuesit e BE-së do të reagojë në lidhje me fushatën agresive të Serbisë ndaj Kosovës.


Reagimi i plotë i Ahmetit:

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiqi vazhdon luftën e tij diplomatike në përpjekje për t’i tërhequr njohjet e Kosovës, ka paralajmëruar edhe një ç’njohje për të hënën, duke shtuar se Serbia e ndalë fushatën agresive, atëherë kur SHBA e ndalë lobimin për Kosovën.

Në të njejtën kohë, nuk po ndalet presioni nga Brukseli për heqjen e taksës, sepse nuk qenka në frymën e dialogut.

Si na qenka kjo fushatë e Serbisë në frymën e dialogut?

A do të ketë deklarata nga Brukseli sot?

A do të ketë vizitë urgjente nga Hahni në Beograd?

Taksa është vendim i Qeverisë, por në këtë lojë të Serbisë, nuk ka as kushte elementare për heqje të taksës, apo dialog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori