LAJMI I FUNDIT:

SHBA shqyrton mundësitë e armatimit në hapësirë

SHBA shqyrton mundësitë e armatimit në hapësirë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së armëve në hapësirë duke përfshirë laser dhe satelitë për të kapur raketat armike, raportoi një zyrtar i administratës për mediat amerikane.

”Asnjë vendim i veçantë nuk është marrë në këtë drejtim, por administrata Trump synon të forcojë mburojën antiraketore për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe interesat e saj jashtë vendit nga sulmet e mundshme”, tha ai.

Disa muaj më parë, presidenti Trump kishte përmendur idenë e krijimit të një ushtrie hapësinore. /kp/Telegrafi/