LAJMI I FUNDIT:

Në Tajlandë ngrihen avionë për të “mbjellë” re

Në Tajlandë ngrihen avionë për të “mbjellë” re

Tajlanda ka dislokuar avionët e shiut për të “mbjellë” re, në një përpjekje për të luftuar ndotjen që ka mbështjellë kryeqytetin e saj javët e fundit.

Teknika e modifikimit të motit përfshin përhapjen e kimikateve në ajër për të ndihmuar në kondensimin e reve, që në teori duhet të rezultojë në shi.


Zyrtarët thonë se shiu pritet të mbërrijë gjatë ditës, pavarësisht se gjithçka varet nga era dhe niveli i lagështisë.

Tajlandezët janë zgjuar sërish të rrethuar nga smogu në Bangkokun e shndërruar në një kantier gjigant ndërtimi.

Grupet për mjedisin thonë se qyteti është i dhjeti më i ndotur në botë duke rivalizuar disa qytete në Kinë.

Shkaqet për këtë smog të vazhdueshëm përfshijnë trafikun e rënduar, djegiet e fushave nga fermerët jashtë qytetit, si dhe ndotësit e fabrikave.

Pakënaqësia publike është rritur shumë, ndërkohë që punonjësit e administratës lokale kanë nisur javët e fundit edhe të lagin rrugët me ujë dhe të spërkasin ujë në ajër, në kryeqytet, për të ndihmuar në pastrimin e smogut, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura./TCh/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori