LAJMI I FUNDIT:

Harron nëna t’ia vë rripin e sigurisë ,foshnja “fluturon” nga vetura që ishte në lëvizje dhe përfundon në asfalt, shpëton mrekullisht (Video)

Harron nëna t’ia vë rripin e sigurisë ,foshnja “fluturon” nga vetura që ishte në lëvizje dhe përfundon në asfalt, shpëton mrekullisht (Video)

Një kamerë e vendosur brenda një veture ka filmuar momentin kur një foshnje që ishte e ulur në karrigen për fëmijë, “fluturon” nga vetura që ishte në lëvizje kurse e ëma që ishte prapa timonit as që e vëren dhe vazhdon rrugëtimin.

Dyvjeçares duket se e ëma kishte harruar t’ia vë rripin e sigurisë, dhe si pasojë e lëvizjeve të veturës hapet dera dhe foshnja së bashku me karrigen bien në rrugë në qytetin Mankato në Minnesota të SHBA-së, transmeton Telegrafi.


E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e vendosur brenda veturës së Chad Cheddar, ku shihet se si vajza e veshur me xhaketën ngjyrë rozë, bie nga vetura dhe rrokulliset me karrige.

Për fat të mirë kalimtarët e rastit i afrohen për ta ndihmuar dhe ndalur veturat tjera që vinin nga kahja e kundërt, me qëllim që të parandalojnë më të keqen. Mrekullisht vajza e vogël ka shpëtuar pa lëndime, pasi në momentin që ka rënë ishte karrigia që e kishte shpëtuar nga përplasjet në asfalt.

Sipas policisë foshnja ishte e vendosur mirë në karrige, por nuk e kishte pasur të vënë rripin e sigurisë. Megjithatë nuk dihet se si është hapur dera e veturës nga e cila “fluturoi” vogëlushja.

Ndërkaq e ëma që fillimisht nuk e kishte vërejtur se nuk e ka të bijën në veturë, është rikthyer në vendin e ngjarjes për ta kërkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori