LAJMI I FUNDIT:

“Al Jazeera Balkans”: Haradinajt i refuzohet viza amerikane, shkaku i taksës ndaj Serbisë

“Al Jazeera Balkans”: Haradinajt i refuzohet viza amerikane, shkaku i taksës ndaj Serbisë

Rrjeti televiziv “Al Jazeera Balkans” ka raportuar para pak minutash se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendosjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka mori vizën amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punimet e një konference për Ballkanin në fillim të shkurtit”, merr vesh “Al Jazeera Balkans” nga burimet në Departamentin e  Shtetit, përcjell Telegrafi.


Ndërsa gazetari i “Al Jazeera Ballkans” raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt.

Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi se Haradinaj nuk kishte marrë vizën për hyrje në SHBA shkaku i aplikimit të një takse ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, kurse mungesën e tij në këtë ngjarje “Al Jazzera Baklans” iu  konfirmua nga njëri prej organizatorëve të konferencës.

Haradinaj: Do ta pezullonim përkohësisht taksën nëse ka garanci ndërkombëtare për njohje nga Serbia
Lexo po ashtu Haradinaj: Do ta pezullonim përkohësisht taksën nëse ka garanci ndërkombëtare për njohje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës njoftoi sot se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nëse ofrohen garanci ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare që do të rezultojë në njohjen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori